Meta tregon se kush e detyroi që ai të zgjidhet President

  • 19 May 2017 - 22:53
Meta tregon se kush e detyroi që ai të zgjidhet President

Tashmë President i zgjedhur u vendit, Ilir Meta ka komentuar për herë të parë se kush ishte realisht shkaku që e detyroi atë të zgjidhej në postin e kreut të shtetit.

Ilir Meta, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë, është shprehur se ajo që e detyroi atë në zgjidhjen në këtë post, ka qenë mungesa e opozitës në parlament për shkak të bojkotit të saj.

“Mund të them që më detyroi opozita se po të ishte opozita aty mund ta merrte presidentin, por ajo situatë më detyroi”-tha Meta.

Kujtojmë se si PS ashtu dhe LSI dogjën 3 raunde të zgjedhjes së Presidentit, në pritje të opozitës. Gjithashtu edhe paketa McAllister parashikonte që propozimin për zgjedhjen e Presidentit t'i takonte opozitës.

(Kosova Sot)