7 ‘të mëdhenj ‘ nuk janë në listën e PDK-së

  • 19 May 2017 - 23:09
7 ‘të mëdhenj ‘ nuk janë në listën e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka dalë me listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e PDK-së ka mbajtur takim për përpilimin e listës përfundimtare, e cila sonte duhet të dorëzohet në KQZ.

Media mëson se pjesë e kësaj liste nuk do të jenë disa nga “figurat e mëdha të PDK-së”.

“Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Latif Gashi, Justina Shiroka, Fehmi Mujota, Shpresa Rama dhe Bajrush Xhemajli janë anëtarët të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr nga kjo garë”, thonë burimet.

(Kosova Sot)