Gaxherri ia rikujton Matoshit akuzën e tij : Partia e Kadri Veselit, parti e krimit

  • 22 May 2017 - 14:37
Gaxherri ia rikujton Matoshit akuzën e tij : Partia e Kadri Veselit, parti e krimit

Besa Gaxheri, kandidate për deputete nga radhet e LDK-së, i ka kujtuar një postim Halil Matoshit në të cilin ky i fundit ka kritikuar partinë e Gaxherrit për vendimin që të bëjë koalicion me PDK-në.

Matoshi sot kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma e kishte cilësuar partinë e Kadri Veselit si parti të krimit.

Tash kur Matoshi iu bashkua “partisë së krimit”, Gaxherri ia ka shfaqur ish-publicistit komentin e bërë para shumë kohe, duke i kërkuar atij të kërkojë falje për akuzat ndaj LDK-së.

“O Halil Matoshi, shiqojë komentet tuaja para pak muajsh. Ku je sot? Te lutem, se paku me kerko falje”, ka shkuar Besa Gaxherri duke shfaqur në Facebook komunikimin që kishin pasur me Matoshin.

(Kosova Sot)