Skandaloze: OBSH harxhon më shumë para për udhëtime se për trajtimin e sëmundjeve vrastare (Foto)

  • 22 May 2017 - 15:21
Skandaloze: OBSH harxhon më shumë para për udhëtime se për trajtimin e sëmundjeve vrastare (Foto)

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, udhëtoi për në Guineja në fillim të këtij muaji për t’iu bashkuar presidentit të vendit në festimin për vaksinën e parë botërore të Ebolës.

Pasi që i lavdëroi punëtorët shëndetësor në Afrikën Perëndimore për fitore ndaj virusit vrasës, Chan e kaloi natën në suitën e cilësisë më të lartë presidenciale në hotelin buzë plazhit, Palm Camayenne. Suita, e pajisur me dhoma të banjës prej mermeri dhe me një dhomë të ngrënies për tetë persona, ka një çmim prej 900 euro natën.

Disa thonë se akomodime kaq komode i dërgojnë një mesazh të gabuar pjesës tjetër të stafit të OBSH-së, i cili numëron plot 700 punëtorë.

Sipas disa dokumenteve të brendshme të OBSH-së, të siguruara nga AP-ja, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në mënyrë rutinore ka shpenzuar rreth 200 milionë dollarë në vit për shpenzime të udhëtimit, më shumë se shuma e përgjithshme e fondeve që i ndan për t’i luftuar disa nga problemet më të mëdha në shëndetin publik, përfshinë AIDS, tuberkulozin dhe malaria-n së bashku.

Vitin e kaluar, OBSH harxhoi 71 milionë dollarë për AIDS dhe hepatitin. Për malaria-n ndau 61 milionë dollarë. Ndërsa për ta ndalur shpërndarjen e tuberkulozit, OBSH investoi 59 milionë dollarë.

(Kosova Sot)