O’Connell: Nuk do të votoja partitë që kanë përfshirë kriminelët në lista

  • 22 May 2017 - 15:37
O’Connell: Nuk do të votoja partitë që kanë përfshirë kriminelët në lista

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka dërguar porosi të qartë partive politike por edhe qytetarëve të Kosovës.

Duke u bërë pjesë e fushatës #AsUnë, O’Connell ka thënë se ai asnjëherë nuk do të votonte një parti e cila ka përkrahur kriminelët apo ia ka futur ata në listat e tyre.

“Unë kurrë nuk do të votoja për një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listët e tyre”, ka thënë ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.

Fushata “As unë” është iniciuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos votuar kandidatët e korruptuar.

(Kosova Sot)