Lista e plotë/ Cilët janë të besuarit e Bashës në komisionet e Vettingut

  • 22 May 2017 - 15:36
Lista e plotë/ Cilët janë të besuarit e Bashës në komisionet e Vettingut
Pak orë para votimit në Parlament të ministrave teknikë, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu në orën 12:00, ku mes të tjerash u diskutua edhe për fushatën elektorale
Burimet brenda mbledhjes thanë se PD ka propozuar Oerd Bylykbashin, Eduard Halimin,
Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun për komisionet e vetingut.

Keta emra pritet te votohen dhe zyrtarizohen sot. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet pasditen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari ende në detyrë Ilir Meta.

Një ditë më parë, kreu i demokratëve Lulzim Basha u takua për 45 minuta me kryeministrin Edi Rama me të cilin u dakortësua për emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknik.

Kryeministri i dërgoi emrat për dekretim tek Presidenti Bujar Nishani dhe sot në orën 18:00 pasdite mblidhet Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme.

EMRAT

Zv/kryeministër Ledina Mandia
Minister i Brendshem Dritan Demiraj
Minister i Financave Helga Vukaj
Minister Drejtësie Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

Burimet i thanë “Panorama” se anëtari me shumë vite eksperiencë në KQZ, Klement Zguri do të votohet si kryetar i këtij institucioni.

Në të njëjtën kohë mësohet se Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa cështje të Partisë Demokratike, do të propozohet si Avokate e Popullit.

(Kosova Sot)