Ramiz Kelmendi me video klip: A e ka blerë ELKOS-i LDK-në? (Video)

  • 22 May 2017 - 16:20
Ramiz Kelmendi me video klip: A e ka blerë ELKOS-i LDK-në? (Video)

Njëri ndër klipet më të përfolura në Facebook është klipi I Ramiz Kelmendit, I cili gjatë karrierës së tij jo shumë të gjatë politike ndërroi tri parti politike,ashtu siq ndërron rrobat e trupit! Filloi me AAK-në, vazhdoi me PDK-në dhe përfundoi në krahët e LDK-së. Në këtë “reklamë” Ramiz Kelmendi reklamon luksin që ai jeton, ndërkaq përdor logon e LDK-së, njëjtë si atë të ELKOS-it. Derisa disa muaj më parë ishte në përqafimin e Hashim Thacit, bashkë me bizneset e klanit Pronto me Blerim&Shkëlqim Devollin, sot pretendon se është në LDK. Qytetarët po shtrojnë pyetjen se a e ka blerë Ramiz Kelmendi LDK-në,apo ndoshta është mësuar tek të trija partitë ku ka qenë që të japë aq shumë para (natyrisht duke I kthyer në mënyra të tjera), saqë do të kërkoj aksione edhe tek LDK-ja! Partitë politike në Kosovë fatkeqësisht janë shndërruar në korporata, e Ramiz Kelmendi përmes këtij klipi na tregoi se LDK-ja tashmë është pjesë e ELKOS Group!

(Kosova Sot)