Aliaj: A do të auditohen raportet financiare të partive politike?

  • 22 May 2017 - 17:16
Aliaj: A do të auditohen raportet financiare të partive politike?

Njohësja e proceseve elektorale, Mjellma Hapqiu Alijaj, nga instituti D4D, thotë se për këto zgjedhje KQZ-ja ka përcaktuar shumën prej 942,573 euro si kufi për shpenzimet e fushatës zgjedhore, që mund të bëjnë partitë politike, dhe kjo shumë sipas saj konsiderohet e mjaftueshme, duke marrë parasysh periudhën e shkurtër në dispozicion për realizimin e fushatës, por tani mbetet te partitë politike si do të veprojnë. "Partitë politike e kanë obligim transparencën financiare. Zakonisht fokusi mbetet vetëm në raportimet për periudha të fushatës dhe jo aq shumë për shpenzimet që i paraprijnë fushatës. Përderisa dispozitat ligjore nuk i qartësojnë apo ndalojnë shpenzimet para periudhave të fushatës, shumica e aktiviteteve dhe shpenzimeve kryesisht realizohen gjatë këtyre periudhave. Kjo është edhe një çështje me rëndësi, e cila duhet të analizohet dhe të përfshihet në Ligjin për financimin e partive politike", theksoi Hapqiu- Alijaj për "Kosova Sot". Ajo shtoi se tani sa u përket shpenzimeve, mbetet të shihet se cilat janë aktivitetet e partive gjatë kësaj periudhe, dhe sa prej tyre do të respektojnë periudhën e deklarimit financiar të fushatës më larg se 6 muaj pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe t'i publikojnë ato dhe gjithashtu, mbetet të shihet se sa do të zbatohen sanksionet ndaj atyre që nuk i respektojnë obligimet ligjore, si dhe a do të auditohen raportet financiare. 

(Kosova Sot)