Irani i kundërpërgjigjet Trumpit: Paqja në Lindje të Mesme s’arrihet pa ndihmën e Iranit

  • 22 May 2017 - 17:17
Irani i kundërpërgjigjet Trumpit: Paqja në Lindje të Mesme s’arrihet pa ndihmën e Iranit

Stabiliteti në Lindje të Mesme nuk mund të arrihet pa ndihmën e Teheranit, kështu i është kundërpërgjigjur presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, kritikave të homologut të vet amerikan, Donald Trump, i cili ai bëri sot Republikës Islamike gjatë vizitës në Izrael.

Rouhani, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale të 19 maj duke siguruar një mandat të dytë si president, po ashtu e ka quajtur ngjarje ceremoniale pa vlera politike që s’do të prodhojë rezultate samitin në të cilin Trump mori pjesë gjatë vizitës në Arabinë Saudite këtë fundjavë.

“Kush mund të thotë se stabiliteti në Lindje të Mesme mund të rivendoset pa Iranin? Kush mund të thotë se rajoni do të përjetojë stabilitet të plotë pa Iranin?” ka pyetur Rouhani.

Po ashtu, Rouhani tha se zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar kanë treguar se Irani dëshiron më shumë demokraci dhe bashkëveprim me botën, duke shtuar se kjo do të çojë drejt përparimit shumë të kërkuar ekonomik.

(Kosova Sot)