Përfundon takimi Zaev-Sela

  • 22 May 2017 - 17:22
Përfundon takimi Zaev-Sela

Takimi i sotëm mes liderëve të partive LR-PDSH dhe LSDM, Ziadin Sela dhe Zoran Zaev, ka mbaruar.

Pas takimit, Zaev, nuk ka diskutuar në lidhje me atë se për çfarë është diskutuar, megjithatë ka thënë se do të dërgojë kumtesë deri te mediat.

Zaev, përpara takimit tha se është kënaqur se si rrjedhin bisedimet për formimin e Qeverisë së re dhe se që nga nesër do të fillojnë më detajisht të bisedojnë për ndarjen e resorëve, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht ai tha se, po bën përpjekje që sa më shpejtë të dorëzojë në Kuvend propozim për formimin e Qeverisë së re, pasi që siç tha “është në interes të qytetarëve, por edhe për shkak obligimeve ndaj Brukselit, gjegjësisht perspektivave euroatlantike të Maqedonisë.

Në paraqitjen e parë para mediave pas ndodhive në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, Sela deklaroi se pa marrë parasysh nëse do kenë apo jo poste, ata do ta përkrahin qeverinë e re.

(Kosova Sot)