Aksidentohet autobusi në Indi, 21 pelegrinë të vdekur

  • 24 May 2017 - 10:16
Aksidentohet autobusi në Indi, 21 pelegrinë të vdekur

Të paktën 21 pelegrinë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një autobus humbi kontrollin teksa po udhëtonin në shtetin himalian të Uttarakhand.

Aksidenti u zhvillua në qytetin Dharasu të martën në mbrëmje, kur shoferi humbi kontrollin mbi autobusin, shkruan BBC.

Ministri Trivendra Rawat, tha se të plagosurit kishin marrë trajtim në një spital lokal.

Shteti Uttarakhand është popullor për turistët fetarë,  i cili tërheq qindra mijëra  pelegrinë çdo vit.

(Kosova Sot)