Flamuri i ISIS-it ngrihet në Filipine, militantët ‘marrin kontrolllin’ e qytetit (Foto)

  • 24 May 2017 - 10:31
Flamuri i ISIS-it ngrihet në Filipine, militantët ‘marrin kontrolllin’ e qytetit (Foto)

Flamuri i zi i Shtetit Islamik është ngritur në majë të dy automjeteve që kalonin nëpër rrugët e Maravit, në Filipine, ku ushtria po përleshet me armë zjarri me militantët lokalë.

Një prift dhe kolegët e katolik janë marrë peng nga militantët e lidhur me ISIS-in që po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit dhe  dhe kanë hyrë në spitalet lokale.
Ata hynë në një katedrale dhe kapën priftin së bashku me më shumë se një duzinë anëtarësh të kongregacionit dhe stafit të tij, ndërkohë që luftimet me trupat qeveritare vazhdojnë

Banorët e qytetit Islamik të Maravit, në ishullin e Mindanao në Filipine, publikuan të martën një sërë videosh duke treguar përplasjet mes xhihaditëve dhe Forcave Armatosura të Filipineve.

Banorët janë urdhëruar  të qëndrojnë brenda, mes  raporteve se të paktën 15 persona të armatosur  kishin sulmuar rrugët dhe gjuanin në ajër me pushkë.

(Kosova Sot)