Vrasja ne Durrës, policia arreston të dyshuarin

  • 24 May 2017 - 10:42
Vrasja ne Durrës, policia arreston të dyshuarin

Ditën e djeshme në Durrës gjatë një sherri me thika e armë mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u plagos. Ndërsa ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e personit të tretë në sherr. 

Ai është E. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës. Ditën e djeshme, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme L. Q., 35 vjeç.

Sherri ka nisur për motive të dobëta, ku shtetasi L. Q. ka goditur me thikë shtetasin Y. Sh. 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Më pas shtetasi L.Q. ka goditur me thikë edhe shtetasin E. Xh., ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin L. Q.,  nga brenda mjetit  të tij tip Nissan.

Shtetasi E. Xh. në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi L. Q. ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin L. Q.

 (Kosova Sot)