Ushtroi dhunë vazhdimisht ndaj gruas, arrestohet lipjanasi

  • 24 May 2017 - 10:56
Ushtroi dhunë vazhdimisht ndaj gruas, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Lipjan, i cili kishte rrahur gruan vazhdimisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij K/Shqiptare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot)