Aleatët e Ramës: Mos e çoni votën kot, hidheni për Partinë Socialiste

  • 24 May 2017 - 11:02
Aleatët e Ramës: Mos e çoni votën kot, hidheni për Partinë Socialiste

Aleatët e Partisë Socialiste kanë dalë sot me një deklaratë duke i bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor të mos e hedhin votën kot, por të votojnë PS-në

 “Çdo votë e hedhur për subjekte të tjera, dëmton fitoren e Partisë Socialiste. Në kushtet që nuk ka koalicione, çdo votë për partitë e vogla dëmton Partinë Socialiste”, tha kreu i PSV99, Petro Koçi.

 “Është vendimmarrje e konsultuar me strukturat tona. Ka pasur unanimitet të plotë. Rruga e reformave është e vetmja mundësi që të jemi kandidatë të vërtetë për integrim në BE”, u shpreh Gjergj Koja.

“Ne e konsiderojmë veten sikur jemi bashkë, por kemi një përfaqësuese të vetme, që është Partia Socialiste. Të mos hidhen votat kot, por të mundësojmë vazhdimësinë e kësaj qeverisjeje”, theksoi Idajet Beqiri.

(Kosova Sot)