Gjilan: Rrahje me sëpata për parking

  • 24 May 2017 - 11:10
Gjilan: Rrahje me sëpata për parking

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili ishte rrahur me një person tjetër për parking.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar rreth parkimit të veturës kishe tentuar që ta sulmojë fizikisht atë me një mjet të fortë (sëpatë). I dyshuari është parandaluar nga disa kalimtarë të rastit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

(Kosova Sot)