Transportonte ilegalisht 11 lopë, ndalohet i dyshuari

  • 24 May 2017 - 11:19
Transportonte ilegalisht 11 lopë, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Domorovc të Gjilanit, i cili po transportonte ilegalisht 11 lopë.

“Gjatë një pike kontrolli njësiti patrullues ka ndaluar kamionin Mercedes të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur 11 krerë lopë pa dokumente përkatëse. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

(Kosova Sot)