Aksident në Skënderaj, lëndohet një femër

  • 24 May 2017 - 11:24
Aksident në Skënderaj, lëndohet një femër

Të martën në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave nga i cili ka pësuar lëndime trupore një femër, njofton policia nëpërmjet raportit 24 orësh.

Viktima ka qenë pasagjere në njërën nga veturat e aksidentuara e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Azem Bejta”, Skënderaj 23.05.2017 – 08:15. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër K/Shqiptare pasagjere në njërën nga veturat e involvuara në aksident. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 22 aksidente me persona të lënduar dhe 28 të tjera pa të lënduar, 

(Kosova Sot)