Inskenonin aksidente për të përfituar para, 8 të arrestuar në Gjilan

  • 24 May 2017 - 11:44
Inskenonin aksidente për të përfituar para, 8 të arrestuar në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar (shtatë meshkuj dhe një femër) nën dyshimin se të njëjtit duke inskenuar aksidente të ndryshme trafiku, për përfitime personale kanë manipuluar me prova.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në l;agjen ‘Dardania’ në Gjilan.

(Kosova  Sot)