Përgjimet: Doni t`a hiqni qafe ATK-në, thirreni Adem Grabovcin! (Audio)

  • 24 May 2017 - 11:45
Përgjimet: Doni t`a hiqni qafe ATK-në, thirreni Adem Grabovcin! (Audio)

Gjatë përgjimeve të publikuara vitin e kaluar, zbardhet ndikimi I shefit të shefave, Adem Grabovci, që Administrata Tatimore të mos shkonte më tek një biznesmen që ai i referohej si “Profa”.

Vetë Grabovci i kishte thënë Profës se kurdo që i shkon ATK-ja, ta njoftojë atë.

Gjatë kësaj bisede, Profa shpreh dyshime tek një ish-punëtor i tij i quajtur Nazmi, se qëndron prapa dërgimit të inspektorëve.

“Qy se m’lodhen kta…, tatimorët. M’lodhen, n’tona antë um kanë…, spo di me siguri ai Nazmiu, që ka punu përpara ktu, tash osht… Jom mërzitë. M’pate thanë atë ditë kur t’vin thirrum. M’lodhen, n’tona anët m’kanë asi.., krejt, gjithkah, e unë nuk punoj keq. Jom mërzit. Përnime jom mërzitë”, ankohet Profa..

“Jo more….hmm, hajt, hajt duhet mu taku”, thotë Grabovci. Profa ishte i gatshëm që kudo që ndodhej Grabovci, të shkonte për të biseduar.

“Po veç… thirre dikon, thirre dikon. E di që je n’lëvizje, se t’kom pa edhe n’gazetë, e n’televizion, e krejt, po kqyr thirre dikon le tum largohen prej ktuhit, se o problem. Problem. S’po di…”, kërkon Profa nga Grabovci.

“Okej. Po ta jap fjalen për 10 minuta edhe…”, zotohet Grabovci.

“Hajt, falemineres”, shton Profa.

(Kosova Sot)