Guraziu: "Devolli Group" ka kapur shtetin e Kosovës

  • 25 May 2017 - 20:54
Guraziu:

Analisti Ragip Guraziu tha se njerëzit e veshur me pushtet janë ''imunë'' ndaj ligjit dhe kjo është arsyeja se "Devolli Group" ka kapur shtetin e Kosovës për bishti dhe i ka korruptuar dhe tani ne nuk kemi një prokurori t'i akuzojë kriminelët ekonomikë. "Qytetarëve të Kosovës iu kanë mbushur kokat duke dëgjuar marifetet e Blerim Devollit, që një është e sigurt se jorastësisht i veshur me pushtet dhe ka tërhequr 32 milionë eurot e Arbitrazhit me kusht që të mos hapet rast në prokurori kundër tij, me ç'rast rrezikonte edhe burgun e jo vetëm konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme", tha ai. "Blerim Devolli jorastësisht ka tërhequr 32 milionë eurot e Arbitrazhit me kusht që të mos hapet rast në prokurori kundër tij, me ç'rast rrezikonte edhe burgun, e jo vetëm konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Tani, një marrëveshje në mes Blerim Devollit dhe pronarëve " Z-Mobile", sipas disa burimeve ekziston,po dikush po mundohet që këto të mbeten mister", theksoi ai. "Kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe "Dardanet" apo "Z-Mobile" është nënshkruar në janar të vitit 2009, në mes të përfaqësuesve të kompanisë dhe drejtorit të atëhershëm të PTK-së, Shyqyri Haxha. Vendimi në fjalë rrezikon Telekomin e Kosovës, në të cilin punojnë mbi 2.300 punëtorë në mënyrë direkte, ndërsa 20 mijë familje jetojnë nga të hyrat që krijojnë prej aktiviteteve të kompanisë. Që do të thotë; krimi po rrënon ekonominë e Kosovës dhe monopolet,korrupsioni dhe paligjshmëria,mbajnë peng zhvillimin", u shpreh Guraziu. "Kupola e gjithë kësaj është që t'i amnistojnë bizneset e oligarkëve, pasi shteti vetë është i kapur dhe "Devolli Group" ka kapur shtetin dhe derisa kemi një gjykatë dhe prokurori nën ndikime të thella politike, dhe të inkriminuarit nuk mund të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar ekonomik",ka vlerësuar ai. 

(Kosova Sot)