Hertica: Shndërrimi i shtetit në xhungël

  • 25 May 2017 - 21:44
Hertica: Shndërrimi i shtetit në xhungël

Analisti Ali Hertica thotë se askush nuk e ka menduar që më shumë se 18 vite Kosova në vend të zhvillimit do të kthehet në një xhungël zhurmuese nga subjektet politike dhe liderët e pashpresë për qytetarin, që e bëjnë premtimin dhe e perfeksionojnë mashtrimin. "Kosova është shndërruar në një vend, ku ligjin e bëjnë të fortët, pushtetin të pasurit dhe klanet e tij me klanet e klandestinëve partiakë, ku e drejta blihet me pasurinë e qytetarit, ku të inkriminuarit bëhen deputetë dhe "ligjvënës" , ku pas 18 viteve demokraci parlamentare nuk munden, sepse nuk duan ta bëjnë Ligjin për dekriminalizim. Pra, kjo është politika e zhurmshme e të korruptuarve, kurse zhurmuesit politikë kërkojnë votën të ndarë në tri blloqet e tyre, vetëm sa për të dalë në zgjedhje për të kafshuar një skaj të kulaçit të pushtetit, kush më shumë e kush më pak, sepse që të gjithë janë të uritur vetëm për pushtet, por nuk janë të gatshëm të ofrojnë perspektivë konkrete zhvillimore për qytetarin", tha Hertica.

(Kosova Sot)