Merret masa ndaj policit të dehur që dhunoi gazetaren, por 'e pëson' dhe kjo e fundit!

  • 25 May 2017 - 23:21
Merret masa ndaj policit të dehur që dhunoi gazetaren, por 'e pëson' dhe kjo e fundit!

Pas pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ "Stop", ku një punonjës policie në Institutin e Fizikës Bërthamore ka dhunuar një gazetare dhe operator të këtij emisioni ka reaguar edhe policia e Tiranës.

Policia sqaron se është pezulluar punonjësi i policisë, teksa në prokurori janë referuar materialet proceduriale edhe për gazetaren dhe operatorin të cilët kanë kundërshtuar punonjësin e policisë.

"Punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qënë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë̈ së rendit publik", parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.", thuhet ne reagimin e policise. 

Me tej sqarohet se nga këqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. "Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë", thuhet ne njoftimin zyrtar te policise. 

(Kosova Sot)