"Babi, nuk mund t'i lëviz këmbët"!

  • 28 May 2017 - 19:41

Këto fjalë të së bijës kishin bërë që i ati i saj të nisej me shpejtësi nga Skocia, për të shkuar në Mançester

Një baba tregon për thirrjen e tmerrshme telefonike, të cilën e kishte marrë nga e bija e tij 14- vjeçare, pak kohë pasi që ajo ishte lënduar në sulmin me bombë në Mançester. Ella McGovern, 14-vjeçare, e kishte thirrur të atin në telefon dhe i kishte thënë: "Baba, nuk mund t'i lëvizi këmbët. Ka gjak gjithandej", e më pas i ishte fikur telefoni. Kjo kishte bërë që i ati i saj të nisej si i çmendur nga Skocia për në Mançester, për ta gjetur të bijën, të cilën e kishin çuar në spital, me këmbë të lënduara, trasmeton gazeta Kosova Sot)

E bija mezi kishte pritur që të shkonte në koncertin e Ariana Grandes Ella nga Haslingden, në veri të Mançesterit, ishte duke blerë një bluzë në foajeun e Mançester Arenës, dhe gjendej 15 metra larg eksplodimit. Ajo kishte marrë lëndime të mëdha në këmbë, ku në disa vende pati nevojë edhe për qepje, por më pas u lëshua nga spitali, rreth orës 4:30 të natës. I ati i saj, i cili punon në ushtri, thotë se vajzës së tij i kishte ndihmuar në vendin e ngjarjes një grua e mrekullueshme nga Ramsbotom, e cila kishte qëndruar afër saj dhe kishte thirrur ndihmën e shpejtë. I ati tregon sesi e bija mezi kishte pritur që të shkonte në koncertin e Ariana Grandes dhe e kishte përshkruar sulmin si shumë neveritës. "Edhe vetë jam ushtar, por ideja e sulmit kundër një vendi që frekuentohet nga fëmijët, thjesht më bën të vjell", shprehet ai. 

(Kosova Sot)