SHBA-të mund të zgjerojnë ndalesën për bartjen e laptopit në aeroplan

  • 28 May 2017 - 22:21
SHBA-të mund të zgjerojnë ndalesën për bartjen e laptopit në aeroplan

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë duke konsideruar ndalimin e laptopëve në aeroplan në të gjitha fluturimet ndërkombëtare, ka deklaruar udhëheqësi i Sigurisë Kombëtare.

John Kelly ka thënë që ekziston një rrezik real dhe se terroristët janë të obsesionuar me rrëzimin e një aeroplani amerikan.

SHBA-të veçse kanë një ndalim të bartjes së laptopëve në fluturimet për dhe nga tetë vendeve myslimane.

Dy javë më parë zyrtarë kanë marrë vendim që të mos e aplikojnë këtë ndalesë në fluturimet në mes të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian, megjithatë komentet e Kelly kanë ngritur dyshime lidhur me këtë çështje.

(Kosova Sot)