Ilir Meta në valle, shikoni si këndon (Video)

  • 28 May 2017 - 23:38
Ilir Meta në valle, shikoni si këndon (Video)

Bes Kallaku dhe Ardi Daullxhiu kanë vënë përpara përgjegjësisë Ermal Mamaqin, duke i rikujtuar një premtim të disa kohëve më parë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ardi i kërkon Ermalit të mbajë premtimin që i ka dhënë në “Zonë e Lirë”, ku kishte thënë se nëse Ardi martohej do t’i bënte dasmën.

 “Për dasmën nuk ka problem, por dua që të më veshësh nusen me vello dhe mua me kostum, që ta çojë tek “Kam një mesazh për ty””, tha Ardi në videon e Besit. Nga ana tjetër, aktori i “Portokallisë” premtoi se nëse Ermali nuk e bën, atëherë do të jetë ai që do ta bëjë.

Sigurisht, surpriza e kësaj videoje shfaqet në fund. Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta shfaqet në video, ndërsa i drejtohet moderatorit të “Xing me Ermalin” dhe i thotë se nuk duhet ta humbasë këtë shans. Vetë Ermali ka komentuar në video duke thënë se, “Konfirmoj me gëzimin më të madh.

Si mund t’ja kthej fjalën dhe mos të shfrytëzoj shansin e Ilir Metës”… Kështu, duket se shumë shpejt do të kemi dasmë dhe veç të tjerave do të njihemi edhe me bashkëshorten e Ardit, i cili është një nga personazhet më të komentuara të viteve të fundit.

(Kosova Sot)