Sadiku: Çuditemi kur disa kreatorë të keqqeverisjes premtojnë ndryshime radikal!

  • 29 May 2017 - 14:58
Sadiku: Çuditemi kur disa kreatorë të keqqeverisjes premtojnë ndryshime radikal!

Eksperti i ekonomisë dhe profesori universitar, Muhamet Sadiku, theksoi se çështja e qeverisjes dhe politikat ekonomike në veprim janë indikatorë me rëndësi të zhvillimit. "Nëse raportet e jashtme konstatojnë se ekonomia joformale është në rritje dhe nëse nuk funksionon sa duhet shteti ligjor, atëherë ka vend për brengosje për ekonominë e vendit". Ai theksoi se është folur këto vitet e fundit se ka zvogëlim të ekonomisë joformale, por raportet flasin ndryshe. Sipas Sadikut, kjo duhet të konsiderohet seriozisht edhe gjatë garës zgjedhore."Përfshirja e politikave shtrembëruese në zhvillim do ta dobësojë cilësinë e zhvillimit. Çuditemi kur disa që ishin kreatorë të këtyre politikave dhe keqqeverisjes premtojnë ndryshime radikale. Ne i provuam se çfarë mund të bëjnë. Për fat të keq, nuk shohim ndryshime të nevojshme nga ata që deri dje treguan se sa dinë", vlerëson eksperti Sadiku. Ai shprehet se është koha e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse. "Vetëm me qeverisje tjetërfare mund të llogarisin të varfrit, të papunët dhe ata që janë në aspektin social të përjashtuar". 

(Kosova Sot)