Hipi në taksinë e gabuar, i riu përdhunohet nga 3 gra për 3 ditë rresht

  • 29 May 2017 - 15:12
Hipi në taksinë e gabuar, i riu përdhunohet nga 3 gra për 3 ditë rresht

Një djalë 23-vjeçar ka mbetur i traumatizuar në Afrikën e Jugut pasi është përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga 3 gra përgjatë 3 ditëve. Ngjarja ka ndodhur në Pretoria, pasi djali u fut në një taksi së bashku me tre gratë.

Ai ka dëshmuar se papritmas taksia kishte ndryshuar drejtim dhe ai ishte urdhëruar të ulej në vendin e parë. Aty gratë i kanë injektuar një lloj droge për ta vënë në gjumë dhe ai më pas është zgjuar në një dhomë ku ato i kanë dhënë për të pirë pije energjike për ta përdhunuar më pas disa herë në ditë.

Pas tre ditësh, gratë e kanë lënë të lirë 23-vjeçarin në një fushë dhe gjysmë të zhveshur, ku ai ka mundur të ndalojë një makinë për të shkuar më pas në polici. Policia e Pretorias ka deklaruar se është angazhuar për kërkimin e autoreve dhe se përdhunimet kanë të njëjtën rëndësi për autoritetet, pavarësisht gjinisë së viktimave.

(Kosova Sot)