Sa nënshkrime duhen për shkarkimin e Lulzim Bashës?

  • 29 May 2017 - 15:17
Sa nënshkrime duhen për shkarkimin e Lulzim Bashës?

Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan sot publikisht shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së pas publikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në fjalën e tyre, Topalli dhe Imami i cilësuan “nul” listat e Bashës duke thënë ndërkohë që edhe marrëveshja me Ramën ishte bërë pa u konsultuar me strukturat e partisë.

Kërkesa e tyre ra si “bombë” në politikën e Tiranës, por si shkarkohet Lulzim Basha

Statuti i PD-së parashikon se kryetari shkarkohet duke nisur një mocion mosbesimi, i cili duhet të ketë mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i PD-së ka 270 anëtar dhe kështu, Topalli dhe Imami si edhe të pakënaqurit e tjerë duhet të mbledhin firmat e jo më pak se 136 anëtarëve për të nisur procedurat e shkarkimit të Bashës.

(Kosova Sot)