DARKA SKANDALOZE: Enver Hoxhaj shtroi darkë prej 2667 euro te Shkëlqim Devolli! (Dokument)

  • 16 June 2017 - 15:18
DARKA SKANDALOZE: Enver Hoxhaj shtroi darkë prej 2667 euro te Shkëlqim Devolli! (Dokument)

Një muaj më parë, presidenti në largim i Shqipërisë Bujar Nishani qëndroi për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentit Hashim Thaçi.

Presidenti Nishani gjatë asaj vizite, kishte takuar edhe ministrin në largim të Punëve të Jashtme dhe nënkryetarin e PDK’së, Enver Hoxhaj. Ata edhe kishin darkuar së bashku.

Por e veçanta e kësaj darke, është vetëm fatura e cila ka kushtuar hiç më pak se 2667.10 euro, darkë kjo e shtruar nga ministri Enver Hoxhaj, edhe atë tek miku i tij, oligarku i inkriminuar Shkëlqim Devolli.

Në faturën e siguruar nga Periskopi, shihet se si rekomandohet fatura të Sekretari i Përgjithshëm i MPJ’së, Fitim Sadiku për pagesë në llogari  .

 “I nderuar z. Sekretar,

Me anë të kësaj shkrese, luteni të aprovoni kërkesën për pagesën e faturës për darkë me zyrtarë me rastin e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë SHTZ Bujar Nishani, me ministrin SHTZ Enver Hoxhaj, i cili ka shtruar darkë zyrtare me rastin e vizitës së Presidentit Nishani. 

Shuma e pagesës: 2667.10 euro

Përfituesi: Prince Coffe House shpk”, shkruhet në kërkesën për pagesën e faturës.

Image

 

 

(Kosova Sot)