"Devolli" e regjistron Klan Kosovën në parajsën e mafisë

  • 20 June 2017 - 12:04

Në bazë të një pune të gjatë hulumtuese të gazetës dhe shumë dyshimeve të ngritura rreth veprimtarisë së kundërligjshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë kompania 'Devolli', është arritur të konstatohet se Shkëlqim Devolli, i cili është pronari i vërtetë i Klan Kosovës, e ka bartur pronësinë e kompanisë në një parajsë fiskale në Ishujt British Virgin Islands. Analitët dyshojnë se ky veprim është bërë në mënyrë që t'i shmanget një hetimi eventual nga Prokuroria e Shtetit dhe mundësisë së konfiskimit të kësaj pasurie. Tani, sipas të dhënave të siguruara në ARBK, del se pronar i Klan Kosovës është kompania SEINE GROUP LTD, e cila është kompani e regjistruar në parajsën fiskale BRITISH VIRGIN ISLANDS. Këtu tani me të drejtë lind pyetja pse Shkëlqim Devolli e hapi këtë kompani fantome në parajsën fiskale në anën tjetër të botës? A është frika se një ditë ndonjë prokuror do të ketë guximin për të nisur hetimet rreth skandalit dhe krimit ekonomik me Fabrikën e Amortizatorëve dhe a po vepron edhe Shkëlqim Devolli, pikërisht si vëllai i tij, Blerim Devolli, duke bartur pasuritë e fituara ne mënyre te kundërligjshme në parajsa fiskale, duke shpresuar kështu se do t`i shpë- tojnë konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme? Edhe përkundër faktit se gazeta ia ka dërguar pyetjet me e-mail Shkëlqim Devollit më 29 maj 2017, por edhe me Postën e Kosovës, me letër rekomande, ai ka zgjedhur heshtjen, duke mos marrë guximin të përgjigjet në pyetjet e dërguara. Sipas njohësve të së drejtës dhe analistëve politikë, por edhe nga një bashkëbisedim që ka pasur gazeta me kryesindikalistin e Sindikatës së Amortizatorëve në Prishtinë, Ramush Berishën, del se jorastësisht si person i autorizuar i kësaj kompanie të dyshimtë, me themelues fantom, në Ishujt Virgin (parajse fiskale), të dyshimtë e të paditur me detale (të fshehtë) dhe me adresë fiktive vetëm me P.O. BOX, është njeriu e ish-spiuni i kasapit të Ballkanit, Milosheviqit dhe spiuni i Stanishiqit të UDB-së, tani i BIA-s serbe për Kosovën, Baton Fazli Haxhiu, dhe krejt kjo lëvizje taktike e transferim të pasurisë jashtë shtetit është një krijim i parakushteve për t'i ikur drejtësisë.

Image

 

Rreziku nga BIA serbe

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se me çështjen e krimit të lidhur midis kompanisë së Devollëve dhe Baton Haxhiut u takon që të merren kryesisht organet e drejtësisë, ndonëse deri më tani nuk po kanë kurajë që të nisin një proces të tillë. "Ne kemi në Kosovë një gjendje të krijuar, e cila pa masa penale, sidomos ajo në fushën ekonomiko-financiare dhe politike, kurrë nuk mund të shërohet. Kompania 'Devolli' s'ka rëndësi se cila prej tyre është, rrjedh nga lidhjet kriminale midis familjes së klanit serb, atij të familjes Devolli, si dhe të disa firmave të tjera, të cilat janë thjesht në shërbim të klimës politike dhe financiare kriminale të Beogradit. Lidhja midis kësaj kompanie të Devollëve, TV Klanit dhe Baton Haxhiut, nuk është një rastësi. Lidhjet u shkojnë në Serbi të dy këtyre dhe jam i mendimit se plaçkitja e pasurisë së Kosovës nëpërmjet këtyre dy bazave ka lidhje me një krim penal të dënueshëm", është shprehur ai. "Këtu duhet kërkuar edhe rreziku që po vjen për Kosovën e shqiptarët, nga lidhjet e tilla me shtetin serb, nëpërmjet BIA-se serbe. Po qe se shikohet TV Klani, del qartë se i tërë angazhimi i Baton Haxhiut është që nëpërmjet emisioneve që po sillen në TV-në e tij të çoroditet mendja dhe natyrisht të krijohen pakënaqësi në mes partive dhe në popull. E tërë kjo për të thyer unitetin e kombit dhe për të bërë shtetin jofunksional", tha prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi. Sipas Kelmendit, kryesisht në TV janë elementet që vijnë nga Batoni, njerëz të ish-regjimit, element konfliktuoz dhe gjoja revolucionar."Ky veprim ndikon çdo ditë në çrregullim të njerëzve dhe gradualisht po zbehen qëndrimet e drejta. Vendi me këta njerëz është buzë një gjendjeje shumë të rëndë. Priten me këta edhe konflikte të tjera politike, ekonomike e sociale, ndaj edhe do të shohim një angazhim edhe më të ashpër të TV Klanit në drejtim të tillë", theksoi Kelmendi.

Image

 

Krimi i orkestruar ekonomik

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, konsideron se kjo taktikë e Shkëlqim Devollit, i cili është pronari i vërtetë i Klan Kosovës që ka bartur pronësinë e kompanisë në një parajsë fiskale në Ishujt British Virgin Islands është bërë në mënyrë të orkestruar."Krimi ekonomik nga vëllezërit Devolli e në rastin konkret të Shkëlqim Devollit është bërë në bashkëpunim me njerëzit e fuqishëm të pushtetit e me theks të veçantë strukturën kriminale të PDK-së, e cila ka dëshmuar se ka lidhje të forta me vëllezërit Devolli. Afera e famshme "Pronto" në episodet e saj ka shpërfaqur lidhjen kriminale të njerëzve të fuqishëm të pushtetit me vëllezërit Devolli dhe kjo do të vazhdojë akoma nëse pushteti udhëhiqet nga njerëz të deritanishëm", potencoi ai."Çlirimi i sistemit të drejtësisë nga njerëz të pushtetshëm të politikës do të përkthehet në pavarësi të prokurorëve e gjyqtarëve dhe çlirim të shtetit nga uzurpatorët. Është imperativ i kohës që njerëzit e fuqishëm ekonomikë, të cilët janë pasuruar përmes rrugëve kriminale të përfundojnë prapa grilave dhe pasuria e pajustifikueshme t'u konfiskohet. Vetëm në këtë mënyrë mund të çlirohet shteti e me theks të veçantë konkurrenca e drejtë, e barabartë e paanshme dhe brenda kornizës së tregut të lirë", tha Hidajet Ahmeti.

Image

 

Frika nga konfiskimi i pasurisë së dyshimtë

Analisti Reshat Badallaj është i sigurt që herët a vonë do të ndiqen të gjitha fillet e veprimtarisë së dyshimtë dhe të lidhur me krimin që mund të kenë bërë Devollët për vite të tëra, në bashkëveprim edhe me lidhjet politike në krye të shtetit, prandaj me kohë po provojnë që të përgatiten për t'i ikur kapjes nga drejtësia e pavarur."Natyrisht se do të vjen dita që të arrestohen këta banditë, kriminelë, hajna, spiunë dhe tradhtarë, herët a vonë, sepse vetë ne si popull do t´i ndjekim edhe në varr këta qen, edhe vend varri nuk do t'i lëmë në trojet shqiptare se e kundërmojnë vendin. Tani përse këta qen dhe langonj e kanë bartur pasurinë jashtë…? Sepse tashmë i ka kapur frika nga populli deri në palcë. Mirëpo për të kapur këta qen dhe spiunë të Serbisë, sa më parë duhet burgosur dhe konfiskuar pasuria e tyre jo vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës dhe në emra të rrejshëm. Sidoqoftë zinxhiri i kësaj bande më të madhe në Ballkan dhe Evropë është aq i gjatë saqë edhe burgjet nuk i nxënë. Prandaj, së pari duhet burgosur langonjtë e sistemit gjyqësor që janë të instaluar nga Serbia, në Prishtinë, pastaj banditët dhe kriminelët e majave të shtetit dhe pastaj këta hajna, kriminelë dhe banditë", tha Badallaj për 'Kosova Sot'. Sidoqoftë, ai thotë se veprimtaria e këtij rrjeti kriminal nuk ka qenë asnjëherë e panjohur për politikën, por kanë bashkëvepruar për interesat reciproke dhe kështu vazhdon të jetë akoma."Skandalet e bandës serbe DEVOLLI kundër Kosovës janë të panumërta. Për të shkatërruar buxhetin e Kosovës, ekonominë dhe popullatën e vendit kjo kompani vrastare nuk ka vepruar pa plane të qarqeve shoviniste të serbo-rusëve. Dhe, jorastësisht është zgjedhur spiuni me librezë zyrtare të UDB-së çetnike-serbe, që ka marrë shumë jetë njerëzish, që nga themelimi i saj, që e kanë djegur tokën e Kosovës, kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët, i kryekriminelit Slobodan Milosheviq e kryeudbashit, Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu", u shpreh Badallaj.

Image

 

Sindikalistët akuzojnë shtetin

Kryetari i Sindikatës së Amortizatorëve, Ramush Berisha, thotë se vetë privatizimi i këtij gjiganti ka qenë i kundërligjshëm dhe tani nuk habitet fare se çfarë ndodh aty dhe si pronarët e tij të tanishëm mundohen që t'i ikin një zgjimi eventual të drejtë- sisë për të vepruar, qoftë edhe duke e transferuar pasurinë jashtë vendit dhe regjistruar në emra fiktivë. "Sa herë kemi trokitur edhe në derën e të zgjedhurve të popullit dhe deri më këtu asnjëherë nuk u brengosën që të kujdesen për këtë pasuri, e cila shkoi në duart e matrapazëve, në duart e interesave personale dhe jo të interesit të përgjithshëm shoqëror. Ne na ka habitur shumë fakti se si u lejua të përzihen nga vendi i tyre i punës 1700 punëtorë që secili punëtor ka pasur një familje së paku 5 anë- tarësh, që i bie se janë 8500 njerëz të mbetur pa kafshatën e bukës së gojës", u shpreh ai."Derisa njerëzit nuk u mërzitën me kohë për atë shkelje flagrante që e kanë bërë në fillim çka mund të mërziten ata sot se si dhe çka po ndodh edhe me TV Klanin që për mua nuk është fare interesante, edhe pse dikush thotë që është e 'Devollit' e dikush thotë se është e Baton Haxhiut, e dikush thotë se mund të regjistrohet në Kosovën tonë të lirë, por edhe diku në një shtet tjetër, kjo nuk na habit fare, ngase strukturat e shtetit kur nuk mërziten ne veç e kemi humbur besimin në shtet ditaditës", tha Ramush Berisha

Image

 

Kapja e medies dhe shpëlarja e parave

Analisti politik, Faton Mehmeti, duke iu referuar këtyre fakteve që dalin nga ARBK, thotë se kjo tregon që të gjithë biznesmenët e pandershëm, që fitojnë pasuri jo të ndershme, bëjnë çdo lloj orvatje që atë të deponojnë jashtë vendit, ku edhe shteti nuk mund t'i akuzojë dhe sekuestrojë, por edhe se në ato vende i kanë të garantuar parat."Rast tipik është i Shkëlqim Devollit, i cili në mesin e shumë pronave ka edhe Klan Kosovën. Shkëlqimi ka siguruar parajsë fiskale në Ishujt British Virgin Islands, ku i deponon paratë mafia nga e gjithë bota, pasi askush nuk pyet nga vijnë dhe si janë të fituara, por mjafton t'i kesh ato. Ka shumë të dhëna se pronar legjitim i të hollave të Shkëlqim Devollit në Ishujt Virgin është Baton Haxhiu, drejtori i Klan Kosovës. Faktikisht lidhjet e Devollëve me Batonin datojnë qysh herët, por ato janë shtuar me themelimin e Klan Kosovës, ku Batoni si njeri i besuar i tyre u bë drejtor", ka potencuar Mehmeti. "Nga e gjithë kjo çfarë konkludojmë është kapja e shtetit, si dhe medieve nga mafia e Devollëve, të cilët kanë krijuar një rrjet të gjerë nga politika, media dhe gjyqësori për t'u shndërruar në 'pronarë' të shtetit të Kosovës", tha Faton Mehmeti.

 

Image

 

Multimilionerët e paligjshëm, të lidhur me shërbimet e fshehta

Analisti Ali Hertica, duke parë letrat bardhezi për këtë lloj manipulimi, thotë se është fakt që pasurimi dhe klientelizmi i lidhur me krime ekonomike dhe politike, thuajse nuk po ka të ndaluar, se ka tejkaluar madje çdo limit në shoqërinë kosovare, prandaj tani shtrohet pyetja cila do të jetë ajo qeveri që do t'i vërë në shënjestër të gjithë këta matrapazë të sistemit "demokratik" që zhvatën dhe keqpërdorën tmerrësisht pasurinë e shtetit."Tani veprimet e Devollëve dhe shumë të tjerëve janë simptomë e veprimit të klaneve me fantom-kompani, që sot kanë filluar të dalin me kapitalin e tyre edhe jashtë Kosovës, duke u munduar që t'i humbin gjurmët e krimit ekonomik, në mënyrë që të pamundësohet veprimi ndaj tyre nga një shtet ligjor, i cili pritet domosdo të ngjallet një ditë, mbase pa u vonuar shumë", theksoi ai."Nuk do asnjë koment as dyshim se tek të gjithë ata që sot janë multimilionerë qëndrojnë lidhjet e spiunazhit të UDB-së dhe bashkëpunëtorët e këtij shërbimi, të cilët edhe sot janë në sistem të shtetit, në sistem të drejtësisë dhe në Qeverinë e shtetit, duke filluar nga ata më kriminelët ordinerë e deri tek këta më të moderuarit, Lista Serbe, që janë në vazhdimësi të lidhjes së spiunëve të Stanishiqit dhe kryekriminelit Milosheviq", tha Ali Hertica.

(Kosova Sot)