Ja si e manipuloi Edi Rama tubimin 'masiv' në Tiranë (Video)

  • 22 June 2017 - 21:45
Ja si e manipuloi Edi Rama tubimin 'masiv' në Tiranë (Video)

Mitingu i Edi Ramës në Tiranë duket se nuk ishte aq madhështor sa po përpiqet ta paraqiste regjia e Partisë Socialiste. Në disa video të siguruara nga qytetarët, shihet sesi i ka manipuluar ai videot e publikuara në media, në mënyrë që të duket tubimi madhështor.

Disa çaste para se të fillonin fjalimit, Led wall-i anësor është 50 metra larg shkallëve të Universitetit të Tiranës. Kurse në dronin e Edi Ramës, droni nuk lëviz fare duke u fokusuar thjeshtë në plan të ngushtë të tubimit.

Në tubim kanë qenë rreth 1 mijë karrige, të cilat janë vendosur larg njëra-tjetrës për t’u dukur tubimi më i madh, por edhe ky qe një dështim, pasi që videot zhveshin plotësisht këtë manipulim.E gjithë hapësira ku është mbajtur tubimi i Partisë Socialiste nuk është më shumë se 1 mijë metra katrorë.

Se i gjithë sheshi nuk është shfrytëzuar për tubim, tregojnë edhe videot në vazhdim.
Në manipulim tregohet qartë se edhe tubimi është organizuar në mënyrë rrethore dhe jo në formatin e zakonshëm – për së gjati, sepse kështu tubimi do të ishte një dështim akoma më madh.

 

Tubimi i Edi Rames ne Tirane 1 by gazetaexpress-shqiperi

Tubimi i Edi Rames ne Tirane 2 by gazetaexpress-shqiperi

 

(Kosova Sot)