Lubonja i kërkon emra oligarkësh Metës, ja përgjigja e Presidentit të zgjedhur

  • 22 June 2017 - 21:57
Lubonja i kërkon emra oligarkësh Metës, ja përgjigja e Presidentit të zgjedhur

Analisti Fatos Lubonja, e ka vënë disi në vështirësi Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta në studion e Ylli Rakipit në “News24”.

Lubonja ka konstatuar se Meta përdor shumë në diskursin e tij politik oligarkët, që sipas tij kanë marrë peng Shqipërinë.

Analisti i kërkoi me ngulm Metës të përmendë emra oligarkësh që të jetë i besueshëm, mirëpo Meta hezitoi të përgjigjjet.

“I pari është Rama që duhet të rrëzohet më 25 qershor me votë. Të lutem nuk dua të hyj në emra të tjerë konkretë”, tha Meta më pas.

(Kosova Sot)