Gashi: Kuadrot të përzgjidhen sipas meritave

  • 22 June 2017 - 22:46
Gashi: Kuadrot të përzgjidhen sipas meritave

Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se jo që ka nevojë që të formohen kuadro të reja, por, siç tha, është e paevitueshme dhe tepër e nevojshme dhe është çështje jetike, që në sistemin e drejtësisë të krijohen kuadro të reja, të cilat nuk kanë qenë më herët në sistemin juridik dhe kjo është pra e paevitueshme dhe secili që do të vijë në pushtet do duhej ta ketë këtë si prioritet bazik. "Pra, në Kosovë kjo duhet të përshpejtohet, dhe duhet që një lloj 'Vetting'-u të ketë faktikisht si në Shqipëri që të filtrohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që, ata të cilët nuk e kalojnë atë filtër, në mënyrë automatike të zëvendësohen me kuadro të reja", theksoi ai. "Gjithsesi duhet t'u jepet rëndësi atyre që kanë shkollim, por posaçërisht shkathtësi, pasi dikush vetëm me shkollim nuk mund të bëhet as prokuror dhe as gjyqtar i mirë, por vetëm nëse ka shkollimin dhe shkathtësitë e caktuara gjë që është punë tepër specifike", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" avokati Tomë Gashi.

(Kosova Sot)