Ahmeti:Bizneset e pista financojnë partitë politike me 'cash"

  • 23 June 2017 - 23:45
Ahmeti:Bizneset e pista financojnë partitë politike me 'cash

Analisti Hidajet Ahmeti është me dyshim të plotë se financat e partive politike nuk jepen konform Ligjit për financimin e partive politike, por shfrytëzohen rrugën antiligjore për të shfrytëzuar çdo vakum, i cili përkthehet në interesa të partive politike. "Gjykoj se bizneset e pista financojnë partitë politike me 'cash" me pretendimin t'u shumë- fishohen ato shifra në momentin që ajo parti politike vjen në pushtet. Kalkulime të tilla përmes rrugëve antiligjore nuk u bëjnë nder proceseve të rëndësishme që e presin shtetin e Kosovës në rrugën shtetformuese dhe euro-integruese. Prandaj, Prokuroria e Shtetit më shumë se kurrë ka nevojë të çlirohet nga kthetrat e politikës dhe keqpërdorimet eventuale të partive politike të gjykohen e sanksionohen. Kjo pasqyrë eventuale e keqpërdorimeve të mundshme të partive politike duhet të përfundojë sa më shpejt, pasi që çdo keqpërdorim i mundshëm është në kurrize të qytetarëve të lodhur nga ky mjerim socioekonomik", tha Ahmeti për "Kosova Sot". Sipas tij, rruga e çlirimit të prokurorisë nga politika është e mundimshme dhe mbi të gjitha duhet vullnet politik, i cili ka munguar që nga paslufta. 

(Kosova Sot)