Historia trishtuese e nënës së një fëmije: U shokova nga ajo që pashë në telefonin e të dashurit...

  • 26 June 2017 - 10:26
Historia trishtuese e nënës së një fëmije: U shokova nga ajo që pashë në telefonin e të dashurit...

Një 24-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” historinë e saj të trishtë me të dashurin e saj prej 18 muajsh. Ajo ka thënë se lidhja e tyre në fillim ishte e mrekullueshme, por me lindjen e djalit të tyre, ajo është zhgënjyer nga ai, pasi e ka zënë duke e tradhtuar me femra të tjera në telefon.

Më poshtë mund të lexoni historinë e saj të plotë:

I dashuri im më ka injoruar praktikisht pasi i kam thënë se jam shtatzënë.

Filluam të takoheshim rreth 18 muaj më parë dhe gjithçka dukej e mrekullueshme. Unë jam 24 vjeçe dhe ai është 27 vjeçar.

Ai më la vjeshtën e kaluar, por vendosëm të ktheheshim sërish së bashku.

Një muaj më vonë zbulova se isha shtatzënë dhe ai tha se do të më mbështeste.

Që kur kuptova për shtatzëninë, i dashuri im ka qenë i padobishëm.

Kam gjetur mesazhe në telefonin e tij me një vajzë tjetër, ku ai më quante ish e dashura e tij.

Ai bëri disa justifikime, por ai nuk ka paguar asgjë për djalin tonë, i cili ka mbushur katër javë.

U zhvendosa në një banesë muajin e kaluar dhe ai nuk ndihmoi të zhvendosesha.

Nëna e tij i kishte thënë atij të sigurohet se fëmija është i tij, kështu që ai dëshiron testet e ADN-së.

Unë jam e frikësuar se, nëse e lë atë në jetën e djalit të tij, ai thjeshtë do ta lëndojë dhe ta zhgënjejë.

Është një shqetësim i vërtetë.

Përgjigjja e psikologes:

Duke pasur një baba të papërgjegjshëm, mund të jetë më dëmtuese për një fëmijë sesa asnjë baba në jetën e tij.

Mundohuni ta zgjidhni këtë pa kërcënime.

Thoni se jeni e sigurt se ai është babai, por nëse ai dëshiron të jetë i përfshirë në jetën e djalit të tij, ai duhet të tregojë përkushtim.

Edhe nëse ai largohet, do të duhet të paguajë mirëmbajtjen e fëmijëve. 

(Kosova Sot)