10 kriminelët kibernetikë më të kërkuar të FBI-së

  • 26 June 2017 - 11:59
10 kriminelët kibernetikë më të kërkuar të FBI-së
Lista e FBI-së me kriminelët më të kërkuar kibernetike përmban 27 individë ndërsa siguria kibernetike po shndërrohet në një temë të nxehte dhe shumë të rëndësishme çdo vit që kalon. Me sulmet ndaj bizneseve, institucioneve qeveritare dhe qytetarëve po shtohen, sot shumë se kurrë më parë është i rëndësishëm organizimi i një lufte të përbashkët kundër krimit kibernetik. Këto janë 10 individët më të kërkuar por me shtimin e rasteve, edhe lista e FBI-së pritet të pasurohet. 
 
 
BJORN DANIEL SUNDIN

Ai kërkohet nga FBI për ndërtimin e një skeme ndërkombëtare të krimit kibernetik dhe ka arritur të mashtrojë me mijëra viktima të cilët kanë blerë miliona kopje softuerësh false.

Kjo skemë mendohet ti ketë gjeneruar 100 milion dollar fitim dhe daton që nga 2006-ta. FBI-ja ofron 20 mijë dollar për këdo që jep informacion lidhur me Sundin.

Image
 
 
SHAILESHKUMAR JAIN

Jain vjen me një background të ngjashëm me Sundin dhe akuzohet për të njëjtat krime. Të dy u akuzuan nga një gjykatë në Chikago pak vite më parë për mashtrim

Jain akuzohet se ka mashtruar përdoruesit me softuer të rremë dhe depozituar miliona dollar në banka të ndryshme të botës. Jain është Indian dhe për "kokën" e tij FBI-ja ofron 20 mijë dollar.

Image

 

PETERIS SAHUROVS

Peteris Sahurovs kërkohet nga FBI për përfshirjen e tij në një skemë ndërkombëtare krimi kibernetik ndërmarrë përgjatë periudhës Shkurt-Shtator 2010. Përllogaritet se Sahurovs ka fituar 2 milion dollar nga viktimat që blinin programe të rreme të sigurisë kompjuterike.

Skema e tij e mashtrimit përfshinte një kompani legjitime reklamimi. FBI ofron 50 mijë dollar për këdo që ofron informacion për të.

 

Image
 
ALEXSEY BELAN

Alexsey Belan kërkohet nga FBI për krime kibernetike që ka kryer ndaj disa kompanive të njohura Amerikane të tregtisë online përgjatë viteve 2012-2013.

Sipas FBI-së Belan ka vjedhur një databazë me të dhënat e llogarive dhe fjalëkalimeve. Së fundi ai akuzohet edhe për hakimin e Yahoo dhe kompromentimin e 500 milion llogarive.

Ai flet gjuhën Letoneze dhe Ruse. FBI ofron 100,000 dollar për ata që japin informacion.

 

Image

 


FARHAN UL ARSHAD

Arshad kërkohet nga FBI për përfshirje në një skemë ndërkombëtare mashtrimi në industrinë e telekomunikacionit e cila kishte në shënjestër individët, kompanitë dhe entitetet qeveritare.

Skema u aplikua në periudhën Nëntor 2008 - Prill 2012 duke u shkaktuar viktimave një dëm prej 50 milion dollarësh. Mashtrimet e tij zunë vend në Pakistan, Filipine, Arabinë Saudite, Zvicër, Itali, Spanjë, Singapor dhe Malajzi.

FBI-ja ofron 50,000 dollar për informacion.


 

Image

NOOR AZIZ UDDIN

Azziz Uddin kërkohet nga FBI-ja për të njëjtat krime që kërkohet Arshad. Besohet se Uddin është bashkëpunëtor i tij dhe akuzohet për konspiracion, mashtrim, vjedhje identiteti dhe qasje të paautorizuar në kompjutera.

Çdo informacion që çon në arrestimin e tij paguhet 50,000 dollar nga FBI-ja.

 

Image

NICOLAE POPESCU

Nicolae Popescu i njohur me emrat si "Nae" dhe "Stoichitoiu" është në listën e të kërkuarve të FBI-së për një skemë të sofistikuar mashtrimi online.

Ai akuzohet se ka publikuar ankande dhe reklama online për gjëra që nuk egzistonin. Ai është në radarin e FBI-së që prej 2012-ës nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parasë, manipulimit të mjeteve të identifikimit dhe trafikimit online.

Ai është nga Rumania dhe FBI-ja ofron 1 milion dollar për çdo informacion që çon në arrestimin e tij.

 

Image

SUN KAILIANG

Sun Kailiang është një prej pesë anëtarëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Republikës Popullore Kineze dhe ndaj tij rëndojnë 31 akuza sipas FBI-së.

Kailiang akuzohet për mashtrime kompjuterike, qasje të paautorizuar për përfitim financiar, dëmtim të kompjuterave, vjedhje identiteti, spiunazh ekonomik dhe vjedhje sekretesh tregtare.

FBI-ja nuk ofron asnjë shpërblim për ata që japin informacion në lidhje me Kailiang.

 

Image

 HUANG ZHENYU

Zhenyu është një tjetër anëtar i PLA-së dhe PRC-së dhe kërkohet për të njëjtat akuza të Kailiang. Ai ishte pjesë e konspiracionit për vjedhjen e të dhënave nga kompanitë Amerikane.

Ai besohet se ka pasur qasje në planet nukleare Amerikane.

FBI-ja gjithashtu nuk ofron asnjë shpërblim për informacionet e dhëna rreth Zhenyu.

Image

WEN XINYU

Edhe Xinyu është anëtar i PLA dhe PRC dhe kërkohet për 31 akuza të drejtuara nga FBI-ja. Ai bart pseudonimet "WenXYHappy," "Win_XY," dhe "Lao Wen."

Gjithashtu akuzohet për vjedhje informacioni nga disa kompani Amerikane. Xiny u rekrutua për aftësitë e tij për të fituar akses të paautorizuar në rrjete korporatash.

FBI-ja nuk ofron shpërblim për të.

 

Image