A ka më shance koalicioni i madh PD-PS?

  • 26 June 2017 - 14:35
A ka më shance koalicioni i madh PD-PS?

Për gjatë gjithë fushatës elektorale, ose thënë më mirë pas marëveshjes okulte PS-PD kanë qarkulluar ide, teori konspirative madje edhe thashetheme se pas zgjedhjeve do të bëhej një koalicion i madh, alla gjerman, mes PS dhe PD-së. Mbështetësit e tij zyrtarisht pretendonin se ai duhej bërë për hir të stabilitetit vendit, kryerjes së reformave të mëdha (përfshirë edhe atë në drejtësi) dhe hapjes së negociatave me BE. Por në kulisa thuhej se kjo marrëveshje i duhej Ramës për të shmangur Metën dhe për të siguruar një qeverisje të qetë dhe pa problem. Nga ana tjetër e njëjta gjë i duhej edhe Bashës për të spastruar kundërshtarët e tij në parti dhe për të justifikuar dështimin për ta rikthyer PD-në në pushtet.

Por rrezultatet që nxorri 25 qershori e bënjë pothuajse të pamundur një hipotezë të tillë. Së pari pasi ka marrë 75-76 mandate, plus 4 apo pesë deputetë të tjerë që mund ti bashkëngjiten, Rama krijon një shumicë të konsiderueshme që ia bën të panevojshëm koalicionin. Edhe nëse ai do ta bëjë ai do ta ketë të vështirë ta justifikojë tek ata që ka kërkuar i vetëm timonin, të ndajë pushtet me partinë e Gërdecit dhe 21 janarit.

Por më vështirë nga të gjithë do ta ketë kryetari actual apo kryetari i ardhshëm i PD-së ta fusë partinë kryesore të opozitës si shtojcë të pushtetit të Ramës, ndërkohë që kryeministri actual do të numërojë deri në 80 deputetë PD si aksesor i tij vetëm do të humbte pikë dhe do të reduktohej në një parti të kategorisë së dytë.

Kështu që ka shumë gjasë që ajo që projektuan Rama dhe Basha më 18 maj të ketë qenë thjeshtë një manovër që shërbeu për asgjesimin e PD-së në zgjedhje dhe jo për një qeverise të ardhshme të përbashkët. 

(Kosova Sot)