Rezultati i ulët i PD-së, Xhelal Mziu: Janë blerë vota, ka luajtur rol edhe kanabisi

  • 26 June 2017 - 14:52
Rezultati i ulët i PD-së, Xhelal Mziu: Janë blerë vota, ka luajtur rol edhe kanabisi

Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë Kamëz shprehet se votat janë blerë. Në një intervistë për Ora News kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu shprehet i bindur se tjetërsimi i votës ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve ku sipas projeksioneve vetëm Kukësi dhe Kamza mbeten blu në Shqipëri. Sipas tij në këtë proces ka patur rol edhe kanabisi.

“E justifikoj sepse ngelem i bindur se është tjetërsuar vota për shumë arsye. Është përdorur instrumenti i blerjes, presionit. Kanabisi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Jam i bindur që ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve” - tha Mziu.

(Kosova Sot)