Mbyten 2 emigrantë, shpëtojnë mbi 200 të tjerë

  • 26 June 2017 - 15:17
Mbyten 2 emigrantë, shpëtojnë mbi 200 të tjerë

Dy persona janë gjetur të vdekur derisa mbi 200 të tjerë u shpëtuan nga marina spanjolle të cilët po lundronin në mëshirë të fatit me dy anije të gomës në Detin Mesdhe, njofton Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.

Në total, 229 persona u shpëtuan pasi anija e marinës spanjolle ishte nisur për t’i ndihmuar anijet që po vuanin të qëndronin mbi ujë.

Pasi që misioni i shpëtimit ishte kompletuar, emigrantët u dërguan në një anije suedeze, e cila po ashtu është pjesë e një reagimi më të gjerë evropian për të luftuar rrejtët e trafikimit me njerëz në Detin Mesdhe, ku më pas u dërguan në Itali.

 (Kosova Sot)