Trump me akuza të mëdha ndaj Obamas

  • 26 June 2017 - 16:01
Trump me akuza të mëdha ndaj Obamas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sot se ish-presidenti Barack Obama nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim kundër Rusisë për shkak të përzierjes së kësaj të fundit në zgjedhjet presidenciale 2016, sepse kishte pritur që Hillary Clinton t’i fitonte zgjedhjet.

Trump ka thënë se Obama nuk ishte “emocionuar” për të mos ndërmarrë veprime ndaj Rusisë, siç kishte thënë një zyrtar i lartë i Administratës për The Washington Post, por, në fakt, ka shtuar Trump, Obama kishte bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë apo e kishte penguar drejtësinë.

“Arsyeja pse Presidenti Obama nuk bëri asgjë rreth Rusisë pasi që ishte njoftuar nga CIA për përzierjen e tyre në zgjedhje ishte sepse ai priste që Clinton të fitonte...dhe nuk ka dashur ta prishë situatën,” ka shkruar sot Trump në Twitter.

“Atij nuk iu ‘zu fryma’, ai bashkëpunoi në mënyrë të fshehtë apo pengoi drejtësinë, dhe kjo gjë s’i ka bërë mirë demokratëve dhe Hillaryit gërmuqe!” ka shtuar Trump.

(Kosova Sot)