Reagimi i parë i ashpër ndaj Bashës: Ik e mbushu nga erdhe

  • 26 June 2017 - 21:57
Reagimi i parë i ashpër ndaj Bashës: Ik e mbushu nga erdhe

Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme, ka vënë në qendër të kritikave kreun e kësaj partie Lulzim Bashën.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, gruaja e anëtarit të kryesisë në PD Arben Skëndëri, Denata Toce ka shpërthyer ndaj Bashës.

Ajo i ka kërkuar Bashës që të japë dorëheqjen, pasi sipas saj, atij të gjitha gjërat i janë dhuruar në PD-në.

Statusi i plote

Te dhane ministrine dhe dole palagur, por u diskutove si hajdut “dinjitoz!” Te dhane bashkine dhe vet komunistet mendo, i fute nje sy gjume, medemek nen “kostumin” e liderit qe nuk behej gerrnjar, se s’kishe pushtetin me vete (Shume e diskutueshme kjo, ne planin 4 vjecar te kryetarit te bashkise.) Nuk dole gerrnjar, po dole dembel dhe legen. Te dhane partine, ne kurriz edhe te me demokrateve se ty. E nise si lider “model” pa model, dhe perfundove modeli me i shemtuar qe te rinjte e ketij vendi kane pare ndonjehere. Pse? Shume e thjeshte: deshe te legjitomoje veten duke ngritur koken dhe çadren bashke, te zuri cadra brenda dhe koken e thyer ia shite dushmanit! Vrave akoma me shume shpresen e qytetareve te thjeshte demokrate qe te ngjashmit humben te njejten kauze ne zgjedhjet e 2013-es, te ngjashmit qe u vrane ne mes te bulevardit po me te njeten shprese panvaresisht bindjeve partiake, dhe po ne te njejtin bulevard ke genjyer ti dhe “shoku” yt me mijera si ata! Pra, u theve shpresen atyre qe te deshen edhe pse shume prej tyre erdhen te zbathur dhe te pangrene, por me besim! “Killin father!?” Jo ore jo, sot me shume se kurre e bere me te forte se asnjehere! E shkaterrove strukturen e partise per me pak kohe se c’te duhen per te njohur veten ose grate qe ke ne krah. Per me pak kohe se ç’t’u desh per te njohur vet partine. Keshtu, per shume me pak kohe fute neper lista zgjedhore persona qe nuk dine bazen e drejtshkrimit le me pastaj te njohin historine dhe thelbin e demokracise. Per kontribut dhe dedikim s’ka nevoje, se edhe vet po keshtu hyre ne parti dhe po keshtu u ngrite, me meritokraci skolastike por pa njohuri dhe inteligjence politike. Me kembet e tua te gjata, por pa punuar nje here me duart e tua. Duart e tjera qe punuan per ty, i diskutojme nie here tjeter, por kete here, kembet e gjata ndihmoji, qe majat e tyre te kthehen tek dhembrat dhe ik e mbushu nga erdhe, nese e di rrugen! Ne mos, do te ndihmojne serisht ta gjesh! Te premtoj qe do te kem disi respekt per ty mbas kesaj, nese ia del ta besh i vetem! Ps. Per te gjithe meskinet apo kopracet e partise, por jo te demokracise, ju kujtoj se perpara se te guxoni te mendoni ngushte mbi reagimin tim personal, po ju them se nuk ka aspak naivitet ketu; une jam Denata Toce, dhe nuk jam nga fahati i burrit, fshati i cili qellon te jete edhe i kryetarit, fshati i cili e ndeshkoje gjithashtu me vote!

 

(Kosova Sot)