Gjermania nxori bankënotën që ka vlerën 0 e kushton 2.5 euro

  • 26 June 2017 - 23:15
Gjermania nxori bankënotën që ka vlerën 0 e kushton 2.5 euro

Gjermania nxori një seri të re bankënotash me një vlerë prej 0 eurosh.

Pëlqimin për këtë e ka dhënë Banka Qendrore Evropiane, dhe kartëmonedhat do të shiten si suvenire.

Me një vlerë prej 0 euro, kartëmonedha nuk ka vlerë dhe nuk mund të përdoret për tregti, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, kartëmonedhat shtypen në të njëjtën letër si të gjitha bankënotat tjera me masat mbrojtëse të sistemit të rregullt dhe të aplikuar, duke përfshirë hologramë dhe filigranë.

Janë bërë gjithsej 5.000 kartëmonedha.

Kartmonedhat tashmë mund të blihen dhe kushtojnë 2.5 euro.

(Kosova Sot)