Shkreli para gjykatës: Shqiptari më i urryer mund të dënohet me 20 vjet burg

  • 27 June 2017 - 09:03
Shkreli para gjykatës: Shqiptari më i urryer mund të dënohet me 20 vjet burg

Ish-shefi ekzekutiv farmaceutik, Martin Shkreli, është duke u gjykuar në Nju Jork nën akuzat për mashtrim.

I njohur ndryshe si shqiptari më i urryer në botë, ai është akuzuar për atë që prokurorët amerikanë e kanë cilësuar një skemë piramidale në një kompani dhe fondin e besimit që ai kryesonte dikur. Prokurorët njujorkezë e akuzojnë Shkrelin se ka gënjyer investitorët në fondin e besimit dhe ka përvetësuar miliona dollarë asete nga kompania biofarmaceutike “Retrofin” për t’i ripaguar ata, raporton “BBC”.

Shkreli mohon akuzat, por nëse shpallet fajtor përballet me 20 vjet burg.

34-vjeçari pushtoi tituj e të gjitha gazetave botërore në vitin 2015, kur firma e tij rriti çmimin e ilaçit “Daraprim” në 750 dollarë për një pilulë, nga 13.50 dollarë, shkruan Syri.net. Në këtë kohë ai ishte shef ekzekutiv i “Turing Farmaceuticals”. Akuzat që çuan në arrestimin e tij në dhjetor të vitit 2015 nuk janë të lidhura me “Turing”, por fokusohen te drejtimi i “Retrofin” dhe fondit të besimit “MSMB Capital Management” mes viteve 2009-2012.

Korçari akuzohet se ka përdorur një skemë piramidale ku mjetet e Retrofinit janë përdorur për të paguar borxhet e “MSMB Capital Management” pasi fondi humbi miliona dollarë.

Prokurorët pretendojnë se ai mashtroi investitorët dhe se ka fituar plot 11 milionë dollarë.Ish-shefi ekzekutiv farmaceutik, Martin Shkreli, është duke u gjykuar në Nju Jork nën akuzat për mashtrim.

I njohur ndryshe si shqiptari më i urryer në botë, ai është akuzuar për atë që prokurorët amerikanë e kanë cilësuar një skemë piramidale në një kompani dhe fondin e besimit që ai kryesonte dikur. Prokurorët njujorkezë e akuzojnë Shkrelin se ka gënjyer investitorët në fondin e besimit dhe ka përvetësuar miliona dollarë asete nga kompania biofarmaceutike “Retrofin” për t’i ripaguar ata, raporton “BBC”.

Shkreli mohon akuzat, por nëse shpallet fajtor përballet me 20 vjet burg.

34-vjeçari pushtoi tituj e të gjitha gazetave botërore në vitin 2015, kur firma e tij rriti çmimin e ilaçit “Daraprim” në 750 dollarë për një pilulë, nga 13.50 dollarë, shkruan Syri.net. Në këtë kohë ai ishte shef ekzekutiv i “Turing Farmaceuticals”. Akuzat që çuan në arrestimin e tij në dhjetor të vitit 2015 nuk janë të lidhura me “Turing”, por fokusohen te drejtimi i “Retrofin” dhe fondit të besimit “MSMB Capital Management” mes viteve 2009-2012.

Korçari akuzohet se ka përdorur një skemë piramidale ku mjetet e Retrofinit janë përdorur për të paguar borxhet e “MSMB Capital Management” pasi fondi humbi miliona dollarë.

Prokurorët pretendojnë se ai mashtroi investitorët dhe se ka fituar plot 11 milionë dollarë.

(Kosova Sot)