Mitrovicë: Lëndohen dy këmbësorë në Mitrovicë

  • 27 June 2017 - 11:13
Mitrovicë: Lëndohen dy këmbësorë në Mitrovicë

Dje gjatë ditës në Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur dy persona të cilët u goditën nga pakujdesia e shoferëve.

Rreth orës 13:20 një i dyshuar mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Ndërkaq, rreth orës 10:10, një serb përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin i cili ishte poashtu serb. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar.

(Kosova Sot)