Vritet koloneli i inteligjencës ushtarake në Kiev

  • 27 June 2017 - 11:15
Vritet koloneli i inteligjencës ushtarake në Kiev

Një kolonel i inteligjencës ushtarake të Ukrainës është vrarë sot në qendër të Kievit nga nja makinë-bombë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke e përshkruar si akt terrorist këtë incident.

Policia ka thënë se një mjet shpërthyes në automjet shpërtheu në orën 07:16 teksa makina po lëvizte, duke e vrarë shoferin dhe plagosur një kalimtar rasti.

“Si pasojë e shpërthimit, një anëtar i departamentit kryesor të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, koloneli Maksim Shapoval, është vrarë,” ka thënë kjo ministri në një komunikatë.

Policia dhe ministria nuk kanë dhënë detaje tjera dhe nuk kanë treguar se kush mund të këtë qenë prapa këtij sulmi.

(Kosova Sot)