Spahiu:Vetting per gjykatësit, prokurorët, por edhe për politikanët

  • 27 June 2017 - 12:31
Spahiu:Vetting per gjykatësit, prokurorët, por edhe për politikanët

Vonesë të mëtutjeshme në hartimin dhe zbatimin e Ligjit për Vetting-un në Kosovë nuk duhet të ketë as sipas prof. Nexhmedin Spahiut, ndonëse e sheh mjaft problem zbatimin e tij në këtë kohë kur politika është forcuar shumë edhe në pozita negative."Po duhet të ketë Vetting, edhe gjykatësit e prokurorët e edhe për politikanët. Vetëm se problemi shtrohet se kush ta bëjë Vetting-un? Shansi më i mirë ka qenë menjëherë pas luftës, më 1999, kur Kosova ishte nën sundimin autoritar nën autoritetin e PSSP-së, por kjo fatkeqësisht nuk u bë. Atëherë veprohej nën arsyetimin se kjo është e kultura juaj, ky është niveli juaj i zhvillimit dhe nën këtë ombrellë lulëzuan krimi e korrupsioni. Tani është e vështirë që me një sistem demokratik të vetërregullohemi, sepse sillemi në rreth", tha Spahiu për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)