Reagon fituesi i LSI-së në Lezhë: Paratë e drogës u hodhën në lumë, por…

  • 27 June 2017 - 13:11
Reagon fituesi i LSI-së në Lezhë: Paratë e drogës u hodhën në lumë, por…

Kandidati fitues në një nga zonat më të nxehta në Shqipëri, në Lezhë, Viktor Tushaj, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve. Në një kohë heshtjeje të plotë nga ana e LSI, Tushaj ka falënderuar zgjedhësit e tij, teksa ka thënë se as paratë e drogës dhe krimit nuk arritën t’i “errësojnë gjykimin” votuesit lezhian.

Statusi i plotë:

Të dashur miq!

Një falenderim të përzemërt për të gjithë banoret e qarkut Lezhë që besuan tek unë dhe LSI. As presioni psikologjik dhe as dhuna fizike, por as paratë e krimit dhe drogës të hedhura lumë, natën e ditën, nuk ja errësuan gjykimin popullit të Lezhës, Kurbinit e Mirditës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre ne kuvendin e Shqipërisë. Ju garantoj se do jem zëri juaj në foltoren më të nderuar të vendit.
Zoti ju bekoftë!

(Kosova Sot)