Skandali që prek majat e shtetit, zmbraps Prokurorinë

  • 29 June 2017 - 08:13
Skandali që prek majat e shtetit, zmbraps Prokurorinë

Oligarkun Devolli nuk ka kush ta hetojë, heshtin edhe partitë

Ekspertë të ekonomisë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shfaqin habinë e tyre se përse po vazhdon të heshtë Prokuroria e Shtetit, por edhe partitë, për marrëveshjen skandaloze në mes të Blerim Devollit 'Z- Mobile' dhe Telekomit të Kosovës. Eksperti Ismet Hamiti pati vlerësuar se marrëveshja e arritur ndërmjet Valës dhe "Z-Mobile", për gjoja "shpëtimin" e PTK-së nga falimentimi, është e kundërligjshme dhe kriminale, dhe se kontrata mes PTK-së dhe 'Z-Mobile' është krijuar "për të plaçkitur shtetin". Analistët dyshojnë se prokuroria po frikësohet të hapë rast, sepse pas këtij skandali supozohet se qëndrojnë figura të larta shtetërore. Ata janë të mendimit se zvarritja e formimit të qeverisë së re më së shumti po i konvenon pikërisht oligarkut Blerim Devollit dhe nëntokës, që të vazhdojnë që të thithin milionat e qytetarëve tanë. Analistët janë të mendimit se pa marrë parasysh se kush do ta drejtojë shtetin pas 11 qershorit, ajo qeveri pritet se do të jenë aleate në këtë krim me Blerim Devollin dhe klanin 'Pronto'.

Lidhja korruptive deri te presidenti

Analisti Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se nuk ka asnjë dilemë se kontrata midis "Z- Mobile" dhe 'Valës' është bërë nën ndikimin e Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Hashim Thaçi. "Fakti i tillë është domethënës, sepse tregon se qeveria ka qenë e involvuar drejtpërdrejt në kontratën e tillë dhe që atëherë është ditur përfundimi i kësaj marrëveshjeje antiligjore", u shpreh ai. "Jam thellë- sisht i bindur në ndarjen e fitimit në mes të Qeverisë dhe kompanisë 'Devolli' dhe njerëzve të 'Valës', që atëherë e kanë udhëhequr kjo lidhje, shkon deri te ish-ministrat dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, që tash është president i Republikës së Kosovës", potencoi Kelmendi. "Ky fakt tregon se prokuroria kanë frikë që të merren me rastin. Kjo ngase hetimet do të shpin te kapja e udhëheqësve të tashëm dhe këtë nuk e bënë dot prokuroria", ka vlerësuar Muhamet Kelmendi. mst: Pazaret e bandave të pushtetit Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për "Kosova Sot" se skandalet në mes të bandës serbiane 'Devolli', 'Z- Mobile' dhe Telekomi janë me përmasa të mëdha për të dëmtuar buxhetin e Kosovës. "Kjo është bërë për t'i hedhur pluhur syve të popullit që të mos trazohet kundër hajnave dhe kësisoj e bënë një pazar tinëzar dhe dallavere kinse po e shpëtojnë kompaninë 'Vala' nga falimentimi. Për këtë krim skandaloz ekonomik jo vetëm që ishte në dijeni edhe Gjykata e Arbitrazhit dhe shih për këtë, banditët, langonjtë dhe zagarët që e quajnë veten prokuror, heshtën dhe nuk ndërmorën asgjë, kundër këtij skandali me dëme të paparashikueshme. Andaj, heshtja e prokurorisë si mund të kuptohet ndryshe, pos asaj se këta janë të lidhur ngushte me këtë bandë serbiane që dëmtojnë pa mëshirë shtetin tonë", u shpreh ai. Badallaj pyet se përse këta matrapazë, e të pafytyrë kanë dhënë betimin dhe a janë në ato poste për të mbrojtur interesat shtetërore, apo për të mbrojtur interesat e bandave serbiane? "Si ka mundësi kur kjo bandë serbe 'Devolli' me vite të tëra të bëjë padi penale kundër Valës dhe brenda natës të falë kinse borxhin? Këtë nuk ta kap fare truri. Por, ky është pazar tinëzar dhe prapa krahëve të popullit tonë të përfshirë në kanalet mafioze të nëntokës", ka thënë më tutje analisti Badallaj-Zhuriani. "A ka në këtë tokë që mendon se vërtet në Kosovë ka një sistem gjyqësor, se ka vërtet prokurori që mbron interesat shtetërore dhe qytetare. Pra, jam shumë i sigurt se njeri normal dhe me dy fije mend e di se aty janë të ulur puthadorët, zagarët dhe zuzarët, të instaluar kundër vendit, kundër interesave shtetërore dhe qytetare", potencoi ai. "Keni parë se si bandat politike (dikush i quan parti politike), kryebanditë dhe banditët e këtyre bandave politike heshtin dhe nuk guxojnë të hapin gojën kundër kësaj bande serbiane-Devolli. Sepse janë të varur prej tyre, ngase ata edhe i ka blerë banda vrastare 'Devolli'. Keni parë ju,ose keni lexuar ju, se ndonjë bandë politike, ose ndonjë kyrebandit ose bandit i këtyre bandave, vetëm një herë të ketë përmendur skandalet e kësaj bande. Nuk guxon t´u ndihet zëri se menjëherë ja ndalin grazhdin dhe ngordhin bandat politike dhe kryebanditët e tyre. Kjo ngase klani "Pronto" qëndron prapa shpinës së kësaj bande serbiane, duke e mbështetur fuqishëm, por pa pikë dallimi janë edhe banda dhe kryebanditët e çdo partie politike", tha më tej ai. 

Image

 

ARKEP-i duhet të jetë më efikas

Xhevdet Neziraj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, tha për "Kosova Sot" se të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës gjatë fushatave në programet e tyre e kanë pasur në programin e tyre se është sundimi i ligjit si gurthemel i ndërtimit të shtetit të Kosovës. "Mirëpo, ne të gjithë duhet që të angazhohemi që ky sektor të jetë funksional dhe i koordinuar në mes të aktorëve që bëjnë pjesë në të ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqë- sori, por natyrisht se gjithmonë duke e respektuar pavarësinë e gjyqësorit dhe kontrollin e ndërsjellë institucional", është shprehur ai. Neziraj është i mendimit se kjo në praktikë nuk është duke ndodhur edhe për rastin në fjalë tani është dashur të jetë lëndë e Prokurorit të Shtetit, në mënyrë që të zbulohet e tërë afera e këtij procesi. "Është dashur që qeveria nëpërmes mekanizmave të sajë të sqarojë në mënyrë detaje këtë çështje e jo të lë çdo gjë në mjegull dhe mandej dyshimet ekzistojnë", theksoi ai. "Qeveria në largim nëpërmes organit të vet ARKEP-it që është rregullator i telekomunikacionit duhet që të rritë efikasitetin e punës dhe të dalë me raport detaj lidhur me këtë çështje", vlerëson analisti Xhevdet Neziraj. 

Konsumatorët e nëpërkëmbur

Selatin Kaçaniku ('Konsumatori'), përfaqësuesi i shoqërisë civile, për "Kosova Sot" tha se si OJQ publikisht janë shprehur që së bashku me 1.2 milion qytetarë konsumatorë të saj ta blejnë PTK-në, për ta parandaluar privatizimin me falje si në rastin e KEDS-it. "As deri më sot nuk kemi marrë prej askujt përgjigje", thotë ai. "Po ashtu jemi deklaruar se kërkesat për rivlerësimin e kontratave të dëmshme, por edhe të përgjegjësisë së kujtdo-qoftë, edhe prej nesh, nuk do të vjetërsohen kurrë", u shpreh Kaçaniku. "Le të shpresojmë se qeveria e re do të jetë më e ngritur, më e vetëdijshme dhe më e përgjegjshme. Por, edhe qytetari konsumator taksapagues duhet të jetë më insistues, më këmbëngulës dhe plotësisht i pavarur nga ndikimi i partisë së tij jobesnike në kërkesat për të drejtat e tij, si dhe në mbrojtjen e djersës së tij prej çdo lloj 'brejtësi'", ka theksuar Kaçaniku.

(Kosova Sot)