Burjani: Drejtësia e kapur nga politika!

  • 17 July 2017 - 13:43
Burjani: Drejtësia e kapur nga politika!

Eksperti i së drejtës, Blerim Burjani, konstaton se krejt kjo lidhje sistemore e ka emëruesin drejtësisë së kapur. “Kjo quhet drejtësi e kapur nga politika, kur gjykatat marrin njerëz të tillë të inkrimunar për vepra të mëdha penale, duke u mbrojtur me pushtet politik dhe ndikim në gjykata. Kjo i bie se këto gjykata nuk janë efikase dhe duhet të shkarkohen gjyqtarët e prokurorët, në rast se vërtetohet një lidhje në mes të politikës dhe organeve të drejtësisë. Ka shuma gjëra për të dyshuar, sepse kur të ngritët aktakuza dhe nxirret një vendim gjyqësor duhet të jetë valid dhe shumë serioz, dhe gati i parrëzueshëm. Në Kosovë ka përplot njerëz të politikës, që merren dhe për disa vjet mbahen nën akuza e procese dhe pastaj lirohen, e kjo i bie se gjykatat po shkelin të drejtat e njeriut. Kjo është tepër e dëmshme edhe për individët, por edhe për imazhin dhe besimin në drejtësi”, theksoi analisti Blerim Burjani. 

(Kosova Sot)